Halil Hysenaj, 73 vjeç, ish deputet i PS nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19.
I njohur si ish-deputeti i Kuvendit të parë pluralist, Hysenaj u nda nga jeta një ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej rreth 20 vjetësh së bashku me familjen e tij.
Halil Hysenaj u lind në fshatin Panarit të Këlcyrës, ku edhe kreu arsimin e ulët.
Shkollën e mesme dhe të lartë i vazhdoi në Tiranë. Në vitin 1991 zgjidhet deputet i Kuvendit të parë Pluralist në Shqipëri, në zonën e tij, i propozuar nga Partia Socialiste.
Në vitin 1999 emigroi në SHBA, ku jetoi dhe punoi derisa u nda nga jeta një ditë më parë. Halil Hysenaj la bashkëshorten dhe dy djem.
Loading...