Kryemadhi- Ramës: Je në panik! Më përmende emrin më shumë nga ç’më ka thënë Meta të Dua

Pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryetarja e LSi-së Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat i është përgjigjur atij duke u shprehur se është në panik sepse LSI i uzurpoi vlerat e PS.

Ajo tha me ironi se Rama i ka përmendur emrin në fjalim më shumë nga ç’i ka thënë Meta të dua gjithë këto vite.
Kur mori kazanit tepsinë, garuzhdet dhe të gjitha ato që ka qejf ai.
Mospranimi i koalicionit e LSI për të mos vazhduar koalicion është një nga vendimet më të mira që LSI ka marrë.
Dua të falënderoj të rinjtë e të rejat e LSI të cilët i kanë kallur datën Edi Ramës. Aq herë sa ka përmend emrin tim në fjalim Edi Rama s’me ka thënë Meta të dua në gjithë këto vite.

Socialistët janë kthyer në ushqim për hiena të oligarkëve. Socialistët janë kthyer në një viktimë të uzurpimimit të PS.”-tha Kryemadhi.

Loading...