I vuri z jarrin mjediseve pyjore në Seman, arr estohet në flagrancë 61-vjeçari

Një 61-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje pylli në fshatin Grykë, Seman.

Gjithashtu, pas hetimeve të kryera rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar dhe për ngjarjen e datës 03.10.2020, ku në fshatin Grykë, ka djegur një sipërfaqe prej rreth 30 ha me bimësi të ulët dhe pisha.
Njoftimi i policisë:

Zbardhen dhe dokumentohen 2 krime mjedisore në fshatin Grykë, Seman.

I vuri zjarrin mjediseve pyjore, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, pasi është marrë njoftim në sallën e komandimit se kishte rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Grykë, Seman, menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë i mundur kapja dhe arrestimi ne flagrancë i shtetasit S. M., 61 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier.

Arrestimi i këtij tij u bë pasi ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje pylli në fshatin Grykë, Seman.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera, rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar dhe për ngjarjen e datës 03.10.2020, ku në fshatin Grykë, ka djegur një siperfaqe prej rreth 30 ha me bimësi të ulët dhe pisha.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Loading...