MJEKËSI – Niveli i lartë i vitaminës D i mban njerëzit në formë

Është konstatuar se niveli i lartë i vitaminës D mban njerëzit më në formë.

Në studimin e publikuar në faqen e internetit “Live Science” thuhet se nivelet e larta të vitaminës D kanë rritin aftësinë kardio-respiratore.

Kërkuesit kanë analizuar informacionet e marra nga rreth 2 000 njerëz të moshës 20-49 vjeç, pjesë e një studimi kombëtar shëndetësor në periudhën 2001-2004 në SHBA.

Tek pjesëmarrësit janë matur nivelet e vitaminës D në gjak dhe vëllimi maksimal i oksigjenit (VO2Max) që trupat e tyre mund të përdorin gjatë ushtrimeve.

Hulumtuesit kanë zbuluar se me rritjen e nivelit të vitaminës D u rrit edhe VO2max.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “European Journal of Preventive Cardiology”./ atsh

Loading...