Ka arritur që të mposhtë koronavirusin, shefja epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.
Lajmin ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke ndarë një fotografi të saj, me shefen e Infektivit, Najada Çomo.
“Më gëzoi pa masë lajmi i shërimit të profesoreshë Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes së rrallë, e cila sapo ka lënë spitalin infektiv, pas dy javësh të vështira nën kujdesin e prof. Najadës dhe kolegëve të saj në spitalin Covid1. Të presim me padurim.
Forca:
Ministria e Shëndetësisë tha pasditen e djeshme se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Të konfirmuar si raste aktive të infektuarish janë 5349, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 413. /a.y/noa.al