Ky është Mentor Hasanaj, 39-vjeç, shefi i policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe të cilit iu bë atentat ditën e sotme afër “5 heronjtë e Vigut” në Shkodër. Ai ndodhej në makinë së bashku me babain e tij, 71 vjeçarin Xhelal Hasanaj.’
Babai Xhelali është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa të dy të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.
Nga ana tjetër, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po krehin zonën për të kapur autorët e ngjarjes.
Loading...