Gjoba për maskën, Pipero kundër Ramës para vendimit: Nuk kanë asnjë vlerë

Ekspertet jane te ndare ne lidhje me vendimin e qeverise per vendosjen e gjobave ndaj qytetareve qe nuk majne maska anti-COVID ne publik.

Nga e enjtja e 15 tetorit hyn në fuqi ligji i ri i cili e bën të detyrueshme mbajtjen e maskave kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku konsumon diçka.
Por mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, para disa kohe ka deklaruar se mbajtja e maskës në rrugë, nuk ka asnjë vlerë për frenimin e përhapjes së Covid-19. Për këtë ai i bazohej rekomandimit të OBSH.

“Dua të ndaj një mendim që bazohet në rekomandimet e OBSH, që përdorimi i maskave e dorezave në rrugë, nuk ka asnjë lloj vlere. Nuk ka.

Jo vetëm gënjejnë veten por edhe e dëmtojnë veten se ata që shoh unë e mbajnë gjithë ditën, pra nuk është normale, s’ka arsye t’i mbajnë, këto maska të mbrojnë maksimumi 2-3 orë që të mos nxjerrësh spërklat. Mund të përdoren nëse shkon në spital, hipën në një mjet.”, ka deklaruar Pipero në emisionin “Opinion”.

Loading...