Eni Çobani shokohet nga fjalët e rënda të motrës në emision

Ditën e sotme në seancën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy kunetër Lumturia dhe Kaso. Lumturia sot në këtë seancë dëshironte që të përballej me motrën e saj Mirësie, por në pamundësi për të ardhur, u paraqit bashkëshorti i saj.

Lumturia e cila jeton në Itali prej 20 vitesh i kërkon Kasos dhe të motrës që të marrin kujdestarinë e vëllait me probleme mendore i cili ndodhet në burgun e Zaharisë në Krujë për shkak të denoncimit që i bëri motra e tyre tjetër Nerënca. Nerënca po kujdesej për të dhe më pas pretendoi se ai po silleshe agresiv. Lumturia ka dhe një motër tjetër e cila ka probleme mendore dhe është e shtruar në spitalin psikiatrik.
Eni Çobani ka folur në telefon me Nerënca Kasa e cila i ka konsideruar vëlla e motër të dy të sëmurë dhe se nuk ka mundësi të kujdeset për ta. Madje ajo i konsideron të vdekura dy motrat e tjera, Mirësinë dhe Lumturinë, gjë që Eni Çobanin e ka shokuar totalisht.

“Nerënca më ka thënë më lanë dy të sëmurë mendorë dhe ikën, kam një motër dhe një vëlla ndërkohë që unë nuk e përballoj dot. Ju kërkova ndihmë dhe nuk më erdhi askush, më pas unë ndërmora veprimet e mia sepse ai djalë do na vriste të gjithëve. Kur i kërkova dhe i thashë të kërkon Lumturia dhe Mirësia për veprimin që ka bërë me ty që të ka kaluar kujdestarinë, me tha kush zonja Eni?!

I përsërista emrat e motrave të saj dhe e dini se cila ishte përgjigjia e një motre për dy motrat? Lumturia dhe Mirësia për mua kanë vdekur dhe kjo është shumë e rëndë. Të thotë motra për dy motrat që ato për mua kanë vdekur dhe nuk ekzistojnë, unë nuk e di se çfarë mund të komunikojmë së bashku dhe çfarë ndjeshmërie keni ju për një vëlla, të cilin ju e keni denoncuar dhe sot ai është në burgun e Zaharisë në Krujë”, është shprehur Eni Çobani. /tvklan

Loading...