Është zbardhur dëshmia e 41-vjeçarit Myslim Estrefi i cili përplasi me makinë bashkëfshatarin e tij Shaqir Estrefin 57 vjeç në fshatin Romanat të Durrësit.
Fillimisht, Myslim Estrefi e ka raportuar ngjarjen si aksidentale pranë Policisë, por hetimet kanë treguar se bëhej fjalë për një vrasje me dashje për hakmarrje, pasi 14 vite më parë, babai i viktimës, Qamil Estrefi, pati vrarë babanë e autorit, Zydi Estrefi.
“Nuk doja ta vrisja Shaqirin, ka qenë një aksident. Ngjarjen e ndodhur 14 vite më parë e kemi harruar të gjithë si familje, jeta jonë vazhdonte normale. Momentin e aksidentit nuk e kam vënë re Shaqirin, ishte duke ecur në rrugë ku kalojnë makinat”, është shprehur 41-vjeçari para oficerëve të Policisë.