Covid i merr jeten zyrtarit te bashkise se Tiranes, mesazhi i ndjere i Veliajt

Ka ndërruar jetë Feti Fanaj, kreu i Drejtorisë 1 të Punëtorëve të qytetit të bashkisë së Tiranës, pas një betejë gati 1 mujore me koronavirusin.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë një mesazh prekës kushtuar bashkëpunëtorit të tij, që la pas një vajzë të vogël.
“Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël! Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur! U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithë ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin. Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Loading...