Kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhe të forta në drejtim të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, teksa flet ende për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar.
Gjatë një konference të nivelit të lartë anti-korrupsion, kreu i qeverisë shqiptare e pranoi hapur teksa tha se askush nuk duhet të krijojë iluzione pasi nëse nuk goditet korrupsioni i nivelit të lartë brenda sistemit të drejtësisë, s’mund të mendohet se kjo do të vlejë dhe për zyrtarët e lartë.
Më vjen mirë që këtu flasim për korrupsionin bazuar në fakte. Në fakte të nxjerra në pah në mënyrë krejt të pavarur nga një organizatë e mirënjohur për integritetin për identifikimin e korrupsionit në të gjitha shtetet dhe vlerësimin e situatës. Padiskutuar që lufta ndaj korrupsionit është në thelb luftë për modernizimin e shtetit. Është alternativa e shtetit kur ai mungon në shërbim ndaj qytetarëve, kur është i padisponueshëm për të dhënë atë që secilit i takon. Dhe kur shteti është i pafuqishëm për të vendosur interesin publik mbi interesa të ndryshme private. Dallimi mes vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim në aspektin e korrupsionit, s’është dallim mes popujve, gjenetik, por është dallim sistemi. Vendet e zhvilluara s’janë imune ndaj vendeve të korrupsionit. Pasi ai është si djalli që fle tek i gjalli. Është pjesë e jetës njerëzore. S’janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por sistemi njerëzit. Shqipëria është ende në një proces rritjeje, ende një shtet demokrat shumë i ri. Janë shumë në jetën e një njeriu, 30 vite në procesin e shtet-ndërtimit. Reforma në drejtësi është një moment kyç. E tërë kjo është një garanci për të ardhmen e fëmijëve tanë. Këtu nis e ardhmja e një shteti tjetër, që nesër do të jetë imun. nëse shohim sot panoramën e aktualitetit në drejtësi, ajo është dinamike dhe ka shumë të bardhë e shumë të zezë. E bardha është theksuar dhe e zeza është theksuar. Ka shumë shpresë dhe shumë arsye për trishtim. E bardha do të shkojë drejt zgjerimit, e zeza drejt zvogëlimit. Ndërkohë është e domosdoshme të vendoset theksi sipas mese teksa vettingu bën kërdinë e duhur mbi të gjithë gjërat e akumuluara ndër vite. Askush mos të ketë asnjë iluzion, s’do të ketë goditje në nivelet e larta, nëse s’do të ketë goditje në nivelet e larta të drejtësisë. S’do të shkojnë pas hekurave, mos të kemi asnjë iluzion se do të ndodh me zyrtarë të lartë. Ndonjë gjykatës dhe prokurorë, tani që po flasim, janë duke bërë ndonjë krim në salla gjyqesh ku jepen vendime katastrofike të përmasave ku kanë ndodhur para krimit, në cënim të pronës, publike e private, me idenë se nuk e kalojmë vettingun. Ndaj është koha të bëjmë gjithçka që ata mos të dalin nga kjo pjesë e jetës me një thes me para. S’do të shkojmë para drejtësisë e s’do bëhemi shembull, atëherë do të jetë e largët dita kur goditja do të ngjitet më lart. “, tha Rama.