Pas gjetjes së një pakoje të dyshimtë në lagjen Pavarësia në qytetin e Vlorës, reagon edhe policia.
Policia njofton se grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 13.10.2020, rreth orës 18:42, në lagjen Pavarsia, Vlorë, në brendësi të një lulishteje është konstatuar një pako e dyshimtë.
Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.
Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.
Loading...