Vazhdojnë tensionet mes Greqisë dhe Turqisë: Nuk ka bisedime pa tërheqjen e anijes ‘Oruç Reis’

Shteti grek nuk do të fillojë asnjë bisedim me Turqinë në lidhje me tensionet në Mesdheun Lindor për aq kohë sa Ankaraja nuk do të tërheqë një anije kërkimi nga një zonë e kontestuar, deklaroi sot një ministër grek.

Një mosmarrëveshje mbi eksplorimin e gazit ka çuar dy vendet, anëtare të NATO-s, të organizojnë manovra ushtarake rivale në muajin gusht në ujërat strategjike mes Qipros dhe ishullit grek të Kretës.
Marina turke theksoi se anija ”Oruç Reis” do të rifillojë aktivitetet në rajon deri më 22 tetor.
“Greqia nuk do të marrë pjesë në asnjë prej bisedimeve për aq kohë sa ‘Oruç Reis’ dhe anijet e eskortës do të jenë në vend”, deklaroi për radion “Parapolitika”, ministri grek i Shtetit, George Gerapetritis.

Greqia do të diskutojë për këtë çështje edhe me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Heiko Maas, i cili pritet sot në Athinë.

Loading...