Ndërkoh që trendi i shqiptareve tenton te përqafojë shijet europiane, ai i shqiptareve te Kosovës neutralizon eksodin e shijeve duke vulosur autenticitetin kombëtar.
Shqiptarët e Kosovës kanë një traditë të bukur, ata u vendosin fëmijëve emrat e qyteteve shqiptare.
Pas vizitës së vajzave me emrin Saranda dhe vajzave me emrin Vlora, iu ka ardhur radha edhe Valbona-ve.
Janë 100 gra me këtë emër që kanë shkuar në Valbonë të Shqipërisë.
Ky organizim është bërë nga ambasada e Shqipërisë në Kosovë.
28 vajza nga Kosova të cilat quhen Vlora me 28 Nëntor, kishin vizituar qytetin nga i cili kanë marrë emrin.
Loading...