I dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Covid-19, David Nabarro është shprehur se karantinat kombëtare të kufizuara në kohë janë “mjeti i fundit” për të trajtuar rritjen e rasteve.
Nabarro tha se qeveritë duhet të “bashkojnë së bashku të gjitha masat që ne e dimë se janë efektive.
“Kur bëhet fjalë për sjelljen e njerëzve kemi një kombinimi të distancimit, maskave të fytyrës, higjienës dhe vetë-izolimit për të mbrojtur të prekshmit,” tha ai.
“Kur bëhet fjalë për atë që bën shteti, është një kombinim i provave, gjurmimit të kontakteve, izolimit dhe aftësisë për t’u marrë me vatrat kur ato krijohen.”
Ai shtoi se Covid-19 po bëhet “një sëmundje e njerëzve të varfër dhe të pafavorizuar, kështu që ne me të vërtetë duhet t’u kushtojmë vëmendje atyre që kanë më pak burime”.