Atentati ndaj kreut të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, dorëzohet autori

Pak ditë pas shpalljes në kërkim për atentatin ndaj kreut të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanajt dhe familjes së tij, është vetëdorëzuar 19-vjeçari i cili është dhe autor i dyshuar.

19-vjeçari Ilirjan Hasanaj akuzohet për plagosjen e Mentor dhe Xhelal Hasanaj.
Kujtojmë se dje babai i 19-vjeçarit i bëri thirrje publikisht të birit që të dorëzohej në polici. 19-vjeçari është dorëzuar pas negociatave me të atin të policisë. Gjithashtu ai dyshohet se është përdorur si vrasës me pagesë pasi nuk ka precedentë të mëparshëm.

Loading...