Banorët e një qyteti kinez janë mrekulluar pasi kanë parë në qiell të shfaqen tre diej në të njëjtën kohë.
Iluzioni optic zgjati 3 orë këtë mëngjes në Mohe, qyteti më verior në afërsi të kufirit me Rusinë.
Spektakli është shkaktuar nga një fenomen natyror i njohur si ‘qeni dielli’ dhe rrallë ndodh në Kinë, sipas ekspertëve.
Skena mahnitëse ndodhi nga ora 6.30 në 9.30 në qytetin Mohe të Tuqiang. Mohe është pjesë e rajonit Daxing’anling të Provincës Heilongjiang në veri-lindje.
Ishte një nga ndodhitë më të gjata të qenve të diellit në zonë në vitet e fundit, tha Brigada e Zjarrfikësve Daxing’anling në një postim në mediat sociale ndërsa ndau një video të pamjes.
Qentë e diellit ndodhin kur rrezet e diellit kalojnë përmes kristaleve të akullit në lartësi të lartë në retë. Fenomeni quhet ndryshe ‘parhelion’.