Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka kujtuar sot babain e saj të ndjerë.
Ajo ka ndarë një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet krah babait të saj në ditën e dasmës.
Bashkangjitur postimit, Ajola shkruan se i ati i mungon pa masë. “Mendje e mahnitshme dhe shpirti më i mirë. Më mungon,” shkruan ajo në postim.
Babai i Ajolës, publicisti i njohur Arben Xoxa u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë.
Loading...