Kryeministri Edi Rama duket mjaft i kënaqur me reagimin e qytetarëve në ditën e parë të vendimit të ri për maska me detyrim në ambiente të hapura dhe të mbyllura.
Rama falënderon qytetarët për vendosjen e maskës teksa thotë se edhe vetë ai u mërzit pak me këtë kufizim, por thekson se më mirë ky taksirat se sa mbyllja prapë në shtëpi me javë të tëra.
STATUSI NGA EDI RAMA
🔴 SUPER REAGIM SOT ME MASKAT EDHE NË RRUGË👍
RROFSHI, RROFSHI, RROFSHI, JU DUA SHUMË❤️
Njësoj si ju, kur vura maskën sot sa dola u mërzita pak, po më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra, prandaj faleminderit për mirëkuptimin dhe MBANI MASKËN SAPO DILNI NGA SHTËPIA🙏
#MbajeMaskën😷
#RuajShëndetin😷
#ShpëtoJetë