Franca dhe Gjermania i kanë dhënë Turqisë një ultimatum një javor për të sqaruar pozicionin e saj, pas dërgimit të anijeve kërkimore në Mesdheun Lindor, sipas Reuters.
Ankara njoftoi të Mërkurën se po rinis kërkimet, të cilat i kishte pezulluar muajin e kaluar.
“Është e qartë për ne pse Turqia po këmbëngul në veprime provokuese që janë të papranueshme,” tha Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian gjatë një konference shtypi me homologët e tij gjermanë dhe polakë. Ai shtoi se “topi” tani është në fushën e Ankarasë, por BE është e gatshme të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në rast se Turqia nuk i përgjigjet dialogut.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas e quajti vendimin e Turqisë për të rifilluar kërkimin në Mesdheun Lindor “të papranueshëm”, dhe kur u pyet për sanksionet kundër Ankarasë, ai tha se BE do të presë një javë para se të vendosë se si të reagojë.
“Kjo është hera e dytë që bisedimet e pritshme nuk janë zhvilluar dhe ne nuk e dimë kur do të ndodhë kjo,” tha ai. “Ne do të duhet të presim dhe të shohim nëse ka progres brenda një jave dhe pastaj do të vendosim se çfarë qëndrimi duhet të mbajë BE.”