Basha: ‘Rama e ha turpin me bukë’

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ripërsëriti planin e tij me pesë pika për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë e pandemisë së koronavirusit.

Në konferencën e përditshme, Basha theksoi se qeveria ka braktisur sistemin shëndetësor, ka mashtruar e gënjyer mjekët e infermierët për bonusin, si dhe ka lënë shkollat në mëshirë të fatit.

“Sistemi shëndetësor vazhdon të mbetet e braktisur, i papërkrahur. Çdo mjek duhet të jetë i pajisur me pajisjet mbrojtëse për vetveten dhe pajisjet që luftojnë virusin. Bonusi prej 1 mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët është një premtim i pazbatuar, gënjeshtër. Pika e dytë ka të bëjë me hapjen e shkollave dhe pasojat që kjo ka sjellë si për mësuesit, stafin, ashtu dhe nxënësit e familjarët e tyre. Kemi kërkuar testimin periodik të tyre, sic e bëri Kosova, por refuzojnë ta bëjnë.

Në shkolla vazhdon të mungojë uji i rrjedhshëm për të larë duart, nuk ndodh dezinfektimi i klasave. Po kështu, asnjë hap për të garantuar teknologjinë e nevojshme për vogëlushët që nuk kanë nevojë, për t’iu mundësuar mësimin. Kryeministri shqiptar është i vetmi që nuk e vë ujin në zjarr, që e ha turpin me bukë. Premtoi paketë të re ndihme, por nuk ka paketë të tretë për asnjë”, tha Basha.

Loading...