Ishte dërguar në Turqi për kurim, ndërron jetë nga COVID-19 efektivi i policisë

Ka ndërruar jetë në Turqi, efektivi i policisë së kufirit në Shkodër, Hydajet Nehani.

Nehani ishte dërguar nga familjarët që më datë 1 tetor për kurim në Turqi, pasi pas infektimit me koronavirus, gjendja e tij shëndetësore u rëndua. Ai është efektivi i parë i policisë së Shkodrës që ndërron jetë.
Për t’u kuruar në Turqi është dërguar edhe shefi i spitalit francez në QSUT, Besim Boçi, ndërsa para tyre janë kuruar edhe deputeti Enver Roshi dhe sipërmarrësja, Vilma Nushi.

Të gjithë janë dërguar në gjendje të keqe por ia kanë dalë që të mundin pandeminë, ndryshe nga efektivi i Shkodrës

Loading...