Zhduket pa gjurmë 40-vjeçari në Elbasan, çfarë thonë familjarët

Një 40-vjecar në Elbasan, i identifikuar si Rrapush Ceca është zhdukur pa gjurmë.

Vëllai i tij ka denoncuar se kanë humbur kontaktet me të që prej mëngjesit të sotëm.
Ai është banues në lagjen “Hekurudha” dhe në mëngjes doli me automjet duke i thënë familjarëve se do të shkonte të kryente disa ekzaminime.
Por familjarët kanë verifikuar se gjatë ditës së sotme nuk ka qenë në qendër spitalore dhe prej orësh kanë nisur kërkimet, por nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë.

Loading...