Çdo fermer që është i regjistruar në tatime dhe ka një sipërfaqe toke do të pajiset me një kartë, e cila do të ketë të përllogaritur sasinë e naftës që i nevojitet për të punuar.
Numri dy i ministrisë së Bujqësisë, Roland Kristo jep disa detaje nga skema e re, ku hapi i parë është që fermeri të aplikojë tek portali E-Albania.
Përjashtimi i tre taksave të karburantit praktikisht do ta bëjë litrin e naftës gati 50% më të lirë. Shuma e lëndës djegëse që nevojitet për të punuar tokën për çdo fermer do të konvertohet në litra për të rimbushur kartën.
Qeveria thotë se i është referuar modelit të shtetit fqinjë Maqedonisë së Veriut, e cila prej vitesh aplikon një skemë të tillë të ngjashme.
Skema e re pritet të nisë nga zbatimi nga viti i ardhshëm. Pas peshkimit dhe serave me ngrohje tashmë lehtësimi nga barra e taksave për karburantin shtrihet dhe tek ata që punojnë tokën, duke plotësuar ciklin e punës në bujqësi.