‘Debatonin shpesh për çështje dokumentesh’, flet roja i kompleksit të biznesmenit që u vra sot

Kalem Nevati, roja i biznesit të ndërtuesit të vrarë, Niko Goro ka rrëfyer se të ndjerin dhe autorin e krimit, Kliti Leka i ka parë shumë herë që të bisedojnë e debatojnë për çështje dokumentesh.

“Unë e kam parë duke biseduar me njëri-tjetrin, por jo në mënyrë të acaruar. Ata kanë biseduar nga hyrja e pallatit, punë dokumentesh, ka një muaj ajo punë, e njoh, kam 7 vite që kur kam ardhur nga Pogradeci. Unë isha tek puna po e prisja që të vinte në 8 pa çerek. Dola në rrugë e mora vesh edhe shkova tek spitali. Jam shumë i tronditur se nuk qe ashtu njeriu,”– tha Kalem Nevati.
Biznesmeni u ekzekutua mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë nga Kliti Leka.

Loading...