Arbana Osmani poston foton e ëmbël të familjes: Një Diell i vogël na shndriti sot!

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj u bënë prindër të një djali. Lajmin fillimisht e ka bërë të ditur Grishaj i cili ndau një foto për ndjekësit e tij ku mbante në krahë vogëlushin.

Ndërkohë momentin e bukur ardhjen e djalit në jetë ‘Diellit’ së fundmi e ka ndarë edhe moderatorja Arbana Osmani. Nëna tashmë e dy fëmijëve ka ndarë një foto në rrjetet sociale ku janë duart e dy prindërve dhe të djalit të sapoardhur në jetë, sakaq nuk e fsheh dot lumturinë e kësaj dite.
“Një Diell i vogël na shndriti sot. Faleminderit për të gjitha bekimet tuaja. Ju dua!”.-shkruan Osmani.

Loading...