Bum infektimesh me COVID-19 në Greqi

Në 24 orët e fundit në Greqi janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 438 raste të reja. Mediat greke raportojnë se 62 prej tyre janë kontakte të personave të konfirmuar pozitivë më herët.

175 raste u konfirmuan në rajonin e Atikës e cila mbetet zona më e prekur në vendin fqinj që prej fillimit të pandemisë, për t’u ndjekur nga Selaniku me 49 raste të reja dhe Kozani me 21.
11 pacientë ndërruan jetë nga koronavirusi. Ndërkohë në spitale 85 të infektuar po trajtohen në intubim. Numri i të infektuarve në Greqi ka shkuar 25802, prej të cilëve 55.6% janë burra.

Loading...