Ish-deputetja i përgjigjet Ramës: S’je as komandant i kotecit tënd, Ilir Meta tani është i FA

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, i përgjigjet kryeministrit Edi Rama pas përplasjes së këtij të fundit me Presidentit Ilir Meta.

Pas cilësimit të Metës si komandant të LSI, Mehmetaj thekson në ‘Facebook’ se Ramën nuk e shpëton dot inati që ka me Presidentin dhe se Meta tashmë është komandant i FA.
“Edi Rama nuk të shpëton dot inati që ke me Presidentin! Ilir Meta ka qen Komandant i LSI dhe të shkon apo jo përshtat ty tani është Komandant i Forcave të Armatosura, ndërsa ti nuk je as komandant i kotecit tënd.

Nuk ushqehen shqiptarët me pallavrat e tua. Jep llogari për 75 milion eurot që ke çuar tek inceneratorët fantazëm dhe për djersën e gjakun e naftëtarëve që janë sot në grevë urie. Për këto fol ti, jo për parrulla boshe që nuk ti dëgjon më asnjëri.”-shkruan Keidi Mehmetaj.

Loading...