Ardit Gjebrea, këngë kushtuar nënës së tij të ndjerë

Ardit Gjebrea edhe këtë vit drejtoi festivalin “Kënga Magjike”.
Ardit Gjebrea si çdo vit, edhe kësaj radhe nuk i ka kursyer befasitë e përgatitura për publikun.

Këngëtari kësaj radhe i ka kushtuar disa vargje nënës së tij të ndjerë, të cilat i këndoi bashkë me tenorin Saimir Pirgu.

Arditi tregoi se ishte në studio të Flori Mumajesit kur dëgjoi këngën e tij dhe dëshiroi që ta këndonte po atë këngë, por Flori i kishte thënë se atë do ta këndojë dikush tjetër.

Me atë rast, këngëtari e kishte bërë atë këngë me një tekst tjetër, me titullin “Kur them ajo”, këngë dedikuar të ëmës.

 

Loading...