Një 61-vjeçar ka ndërruar jetën ditën e sotme nga COVID-19. 61-vjeçari nga Saranda ishte në mes të katër pacientëve që ndërruan jetë nga koronavirusi por familjarët e tij kanë të tjera pretendime.
Sipas të afërmeve të tij ai nuk kishte asnjë shenjë të COVID kur është dërguar në spital.
Në një prononcim për ‘Saranda Web’, ata shprehen se 61-vjeçari vuante nga diabeti dhe se vetëm ditën e djeshme u transportua drejt spitalit për shqetësimet nga diabeti, pasi kryente çdo ditë insulina.
Ndërkohë nuk dihet nëse të afërmve të të ndjerit iu janë bërë tamponat duke qënë se kanë qënë në prani të tij një ditë më parë kur ende ishte në shtëpi.
Loading...