Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj është shkarkuar nga detyra ditën e sotme. Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur në mesditë në Këshillin e Ministrave.
Ndërkohë nuk bëhen të ditura arsyet për këtë lëvizje të papritur.
Në vend të tij është emëruar Odise Kote. Kote ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër si dhe nënkryetarit të Bashkisë.
Vendimi i plotë:
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË GJIROKASTRËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Astrit Aliaj, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Odise Kote emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE