Zhdukja e 40-vjeçarit në Vlorë, flet e motra: E kanë rrëmbyer me armë në kokë

Jetmira, motra e të zhdukurit nga Vlora, Ermal Ngucaj ka bërë apel për ndihmë për gjetjen e 40-vjeçarit.

Ajo hedh poshtë cdo lajm mbi dyshimet se i vëllai është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, duke shtuar në një prononcim për emisionin ’Pa Gjurmë’ se i janë ndarë nga jeta dy vëllezër të tjerë.
E motra është e bindur se Ermali është rrëmbyer me armë në kokë në fshatin Lepenicë, vend nga i cili u zhduk më 12 tetor të këtij viti.
“Nuk kemi asnjë shenjë nuk dimë ku ta kërkojmë. Kam folur ditën e hënë në orën 07:02, në mesenxher si çdo ditë.

Nuk kisha kuptuar se kishte diçka. Më ngrihen nervat kur dëgjoj gjëra në media në lidhje me humbjen e tij. Kemi folur si motër e vëlla, për prindërit. Ishte shumë i qetë dhe kishte shokë shumë. Ne nuk e njohim shoqërinë e vëllait, pasi ai nuk e ngatërronte me familjen.

Vëllai im nuk merrej me kultivimin e lëndëve narkotike. Unë personalisht nuk jam në dijeni për konflikte, apo për konfliktin e mëparshëm, pasi ai është mbyllur, nuk kemi dyshime aty.

Për mua ka qenë diçka e organizuar dhe jam e bindur se e kanë rrëmbyer me armë në kokë në fshatin Lepenicë, por nuk e di arsyen pse. Nuk kemi asnjë të njohur në fshatin ku u gjet makina.

Dy vëllezër më kanë vdekur, këtë kishim dritën e syrit. Kjo heshtje të bën të vdesësh ngadalë. Nëna është sëmurë, qëndron vetëm shtrirë. Asnjë nuk flet, nuk na tregojnë çfarë ka ndodhur,”-tha Jetmira Ngucaj.

Loading...