Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Vorë. Gjatë fjalës së saj për banorët, Kryemadhi u shpreh se Rama pas naftës po vjedh edhe detin.
“Nuk besoj te reforma në drejtësi se ka ardhur për të caktuar gjyqtarët e Ramës e Engjëll Agaçit.
Po si nuk u ngop ky njeri detin po, naftën, po, pronat po. S’do marrë asgjë me vete. Tani që është President Meta, do të grabis Kushtetutën, po Meta nuk po e lë. Si s’u ngop Rama në pushtet që në 98 pa zbritur asnjë sekondë”, tha Kryemadhi.
Loading...