Kryeministri Edi Rama ka bërë disa lutje publike në drejtim të qytetarëve shqiptare, të atyre që nuk besojnë tek rreziku që iu kanoset nga COVID-19, që të respektojnë masat.
Mes të tjerash kryeministri iu dha një mesazh të qartë dhe pronarëve të restoranteve dhe të bareve, ndërsa i ftoi ata që t’i referohen protokollit, duke iu kujtuar atyre se mund të ‘lëshojë dhe policinë’ për të bërë kontrolle.
“Duke u ndalur tek situata me COVID-19, dua t’ju lutem, t’ju përgjërohem qytetarëve shqiptarë që mos ta bëjnë atë më të vështirë. Do ti lutem atyre që s’duan ta besojnë se sa e vërtetë dhe e vështirë është kjo luftë dhe mbyten në lugën e ujit të konspiracionit dhe të thashethemeve dhe llafeve që janë fukarallëk i klubeve dhe e përqeshin këtë luftë. I lutem atyre që ushtrojnë aktivitetin e tyre në restorante, në bare, që të mos e përqeshin rrezikun, të mos e sfidojnë shtetin. Të mos e konsiderojnë tolerancën tone dhe mirëkuptimin tonë për vështirësitë e tyre dhe mos të vënë në rrezik jetën e tyre dhe qytetarët. Janë protokolle që dunën përcaktuar. S’është e vështirë për ne që të sulim policinë në bare e restorante, por a është kjo që duam? Ata harrojnë se duke bërë kështu, rrezikojnë të kontribuojnë për mbylljen e lokalit dhe të marrin mbrapsht një goditje marramendëse. Nuk është koha që të shfrytëzojnë çdo metër katror. Përqeshja ndaj rrezikut do të ishte katrastrofik. Në Gjermani nuk të lë të ulesh afër në restorant. Pse? Është një lojë e Bill Gate për t’i vënë cipa çunave të Laçit apo djemve të Vlorës.”, tha kryeministri.