Ilir Meta te berberi, gazetari e ironizon: Ky tipi me gërshërë e meriton një dekoratë

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar foton e presidentit Ilir Meta në një berberhaneje. Në foton e shkrepur Ilir Meta duket i ulur në karrige ndërsa gazetari nuk kursen ironinë për kreun e shtetit.

Me ironi gazetari shkruan se godina ku ndodhej Meta ishte e rrethuar nga Garda e Republikës, duke u shprehur se presidenti do të dekoronte punonjësin që po e ndihmonte të kuronte pamjen.

“I vetmi vend, ku komandanti i Përgjithshëm Forcave të Armatosura në rast lufte, Ilir Meta, del “rruar qethur”, edhe pse godina është e rrethuar nga Garda e Republikës, është ky tipi me gërshërë në dorë.

Dhe sigurisht e meriton një dekoratë. Për vështirësinë e përmbushjes së detyrës por jo nga ato pas vdekjes,“-shkruan Hoxha.

Loading...