Sot ka ardhur në jetë një pjesëtar i familjes mbretërore, Princeshë Geraldina.
Lajmin e ka bërë të ditur princ Leka i cili së bashku me Elia Zaharia bëhen prindër për herë të parë.
Vogëlushja gëzon shëndet të plotë dhe mesa duket ky moment është më i rëndësishmi në jetën e çiftit mbretërore.
Njoftimi Zyrtar i shpërndarë nga Princ Leka:
Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj Mbretërore
Princeshës Geraldinë që u erdhi në jetë Lartësive të Tyre Mbretërore Princit Leka të Shqiptarëve dhe Princeshës Elia, ditën e enjte, 22 tetor 2020, ora 09:30.
Princesha Elia lindi pa vështirësi në spitalin obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.
Si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, falë edhe kujdesit të lavdërueshëm të personelit mjeksor.