Nëna nga bulqiza :Sigurisht që jam e mërzitur për humbjen e tre djemve.Nuk e mendoja që do të abortoja

Enkeleda Rexhepi, nëna e re nga Bulqiza që humbi trinjakët e saj të palindur, është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Pas para largimit, Enkeleda Rexhepi tha se i kishte kryer rregullisht vizitat dhe se barraën e kishte pasur normale, por…

Sigurisht që jam e mërzitur për humbjen e tre djemve. Kurrë nuk e mendoja se do të abortoja, – tha ajo për Panorama. –  Çdo dy javë kam kryer vizita te mjekët dhe ata më kanë thënë se barra po zhvillohej normalisht. Një muaj më parë isha në Tiranë dhe u vizitova te mjekët gjinekologë të maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’. Ato më sugjeruan që pas një muaji të shkoja përsëri atje. Por, një ditë pa u plotësuar muaji pata probleme serioze dhe shkova në Spitalin e Bulqizës ku linda trinjakët e vdekur. Mjekët nuk më jepnin shpresë, uronin që të mos lindin deri para muajit të shtatë”.

31-vjeçarja tregon se dy fëmijët e parë kanë jetuar një orë, ndërkohë fëmija i tretë ka vdekur në barkun e nënës.

Ndërsa, nëna e saj, Zenepe Grana, falënderoi mjekët, Hazis Jella e Fatos Hoxha që së paku i shpëtuan vajzës së saj dhe ngriti shqetësimin e mungesës së gjenekologëve në Bulqizë.

 “Mjekët, mamitë dhe infermieret më shpëtuan vajzën dhe nuk di se si t’ua shpërblej. Ata i shërbyen me mjaft kujdes vajzës. Ne jetojmë në zona të thella dhe me shumë halle. Mungesa e mjekëve gjinekologë në këto zona është problem shumë i madh. Ministria e Shëndetësisë duhet të bëjë të pamundurën për të siguruar mjekë për zonat malore. Rasti i vajzës sime tregoi sa në hall jemi për mjekë gjinekologë”, tha nëna e Enkelejdës.

Loading...