Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar strategjinë për taksa të prezantuar nga partia e tij dhe ajo e PS.
Sipas Bashës me taksën progressive të vendosur nga qeveria Rama qytetarët paguajnë më shumë. Sipas Bashës në buxhetin e 2021 thuhet se taksa do të rritet 24 milion euro.
“Bëhet fjalë për dy vizione të ndryshme. Unë ndjek një politikë të taksave të ulëta. Çlirojnë ekonominë, në kohë të mira i kanë dhënë mundësi për një rritje dy shifrore si në vitet 2007-2008.
Me taksën progresive shqiptarët paguajnë më shumë me Edi Ramën. Çdo gjë është rritur, për të mos folur për tarifën e korrupsionit, gjobën.
Në buxhetin e vitit 2021 ai pranon se do të rritet taksa. Me siguri pas këtij momenti do nxitojnë ta korrigjojnë. Thonë që taksat do të rriten me 25 milion euro. Në fushatë thotë do ti ul dhe në buxhet do ti rrisë. Ekonomia, konsumi në rënie, bizneset po mbyllen nga do t’i nxjerrë paratë”, tha Basha, i ftuar në “Ilva Now”.