Dy kryetare bashkish te zgjedhur nen logon e PS me 30 qershor, jane marre ne pyetje nga prokuroria e Elbasanit.
Diten e sotme mesohet se kryebashkiaku i Gramshit, Klodian Taçe eshte marre ne pyetje në Prokurori per disa ore.
Ai është pyetur nga oficeri gjyqësor lidhur me hetimet që kanë nisur mbi tenderat që zhvillon kjo bashki. Dyshohet për abuzime dhe për korrupsion në prokurime dhe në tendera.
Mesohet se pak kohe me pare pas denoncimit te PD-së për tenderin e druve për shkollat, kryebashkiaku i Gramshit ka vendosur pezullimin e kontratës me firmën fituese.
Pak ditë më parë të njejtës procedurë te marrjes ne pyetje i është nënshtruar kryebashkiaku i Librazhdit dhe në ditët në vijim do të vijojë kryebashkiakët e qyteteve të tjera të qarkut të Elbasanit.