Ish- deputeti Eduart Ndocaj ka hedhur akuza ndaj uniformave blu, pasi u lirua nga policia ku u shoqerua diten e sotme ne Lezhe.
Ai ka thene se e kanë trajtuar si të ishte krimineli më i madh i vendit, para se kryeministri te mberrinte ne Lezhe per te inaguruar shtepine e Fishtes.
“Më shoqëruan sikur të isha njeriu më i rrezikshëm në vend. Shoqërimi ishte kapriço e kryetarit të bashkisë, t’i binte në sy Ramës.
Nuk më është dhënë mundësia të marr një avokat në telefon, të njoftoj familjen, të marr mjekim, të marr pjesë në eventin e përurimit të shtëpisë.
Unë e quaj veten ish- deputet të kryeministrit, një përfaqësues dinjitoz i ligjit, doja të merrja pjesë në atë takim, se Fishta nuk është i Ramës dhe as i Pjerin Ndreut.
Ndihem shumë keq nga gjendja shëndetësore, kisha dhe mikun tim Italian”, tha Ndocaj.
Ky është momenti kur ish- deputeti Eduart Ndocaj shoqëroahet në polici, pasi nuk kishte ftesë për të qenë në aktivitetin e zhvilluar për inaugurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës.
Ndocaj: Mos prek me duar se jam i operuar. Ka dhënë urdhër kryeministri që deputeti që e ka vënë në pushtet të mos jetë i pranishëm, ka vendosur forcat speciale.
Ndodh dhe kjo, urdhër nga lart, nga kryeministri që Ndocaj të mos jetë pjesë e ceremonisë. Këto zotërinj po bëjnë detyrën se kanë dhënë urdhër. Ky është eveniment i Fishës, pse s’e lanë Eduart Ndocajn të futet hë kryetar? jam pa ftesë unë, kush tha?
Raiffesien Bank brenda artikujve
Polici: Kush është pa ftesë ju lutem të largohet, se jemi dhe në kohë pandemie?
Ndocaj: Jam pa ftesë unë? këtu jemi në një vend të lirë. Sekretari i përgjithshëm i demokristiane dhe qytera i lirë. S’ke të drejtë që të më thuash të largohet
Polici: Të lutem largohu se përndryshe do jemi të detyruar që të të marrim forcërisht
Ndocaj: Pa ardh dikush stafi i kryeministrisë që të më thotë largohu, nuk iki. Kam ardhur para 4 ditësh nga Italia ku jam operuar dhe ti s’ke të drejtë të më thuash që do të të marr forcërisht