Na pret dimër i vështirë dhe rreziku i infektimit me covid është më i lartë tani se sa në vere. Ky është paralajmërimi i një prej anëtarëve të komitetit të ekspertëve dr. Skënder Brataj
Na pret dimër i vështirë dhe rreziku i infektimit me covid është më i lartë tani se sa në vere. Ky është paralajmërimi i një prej anëtarëve të komitetit të ekspertëve dr. Skender Brataj.
“Normal do jetë dimër i vështire. Ka më rrezik tani”, tha ai.
Shqipëria ka numrin më të larte të infektuarve në 24 ore dhe numrin më të lartë të pacientëve ne te dy spitalet covid gjate pandemisë të cilët janë indikatorë të rëndësishëm për të shkuar në masa shtrënguese. Gjë të cilën nuk e mohon Brataj.
“Shqipëria nuk do zgjedhe rruge tjetër veç asaj që ndjekin të gjithë vendet e tjera”, tha ai.
Por ne fakt gjithçka varet ne ndërgjegjen e individëve te cilët më shumë e përdorin maskën për tu ruajtur nga gjoba . Ndërsa lokalet janë të rrallë ato që respektojnë distancën 2 metër.
“E pra ky është problemi futemi në lokal për të heq maskën. Maskë , higjienë dhe distancë nga njëri tjetri për të qëndruar larg virusit të covid 19 por edhe gripit”, tha ai.