‘E majta shqiptare është sot kjo forcë falë tij’/ Lefter Koka takohet me Fatos Nanon

Deputeti Lefter Koka ka takuar sot ish-kryeministrin Fatos Nano, me të cilin ka ndarë edhe një foto në rrjetet sociale. Koka shprehet se ritakohet me të me të njëjtin mall dhe intensitet.

Ai shprehet se e majta shqiptare është forcë progresiste vetëm falë Nanos.
“Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë!

Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe intensitet me mikun tim sa me vlera po aq dhe të mençur.

E majta shqiptare është sot kjo forcë progresiste falë Fatosit, filozofisë së tij politike për një shoqëri të hapur demokratike dhe padiskutim mbështetja e tij do të na ndihmojë për të vazhduar kontributin për Shqipërinë tonë dhe rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik”, shkruan Lefter Koka krah fotos.

Loading...