Nje zjar i madh eshte regjistruar mengjesin e sotem ne Elbasan. Policia e ketij qyteti ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me zjarrin që ndodhi sot në një servis makinash.
Ngjarja ndodhi rreth orës 7 në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji, në fshatin Katundi i Ri.
Burime zyrtare thanë se zjarri ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit Klodian B, banues në Elbasan.
Një magazinë me pjesë këmbimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambienteve të këtij servisi mesohet se jane djegur si pasoje e flakeve.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe të Zjarrfikëses dhe po punohet per fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.