Ndahet nga jeta papritur poeti Ilirian Zhiti, miqtë bëjnë postimet prekëse

Është ndarë nga jeta poeti Ilirian Zhiti, i cili ka qenë i persekutuar gjatë regjimit komunist. Edhe pse për shumë kohë ëndrra e tij ishte poezia, ai ka punuar dhe si ekonimist pranë partisë Balli Kombëtar.

Lidhur me ndarjen e tij të parakohshme nga jeta kanë reaguar dhe deputeët Adriatik Alimadhi dhe Artur Roshi, të cilët shprehet të keqardhur për humbjen që ka përjetuar familja Zhiti, e veçanërisht dy fëmijët e poetit.
Postimi i Alimadhit:

Porsa mora dijeni, ndahet papritur nga jeta Ilir Zhiti! Ndjese paste Iliri, vinte nga nje familje me kontribute patriotike dhe kombetare. Iliri ka sherbyer si Ekonomist dhe Financier me vite te tera prane Partise Balli Kombetar.

Personalitet me integritet te larte, i ndershem dhe profesionist i zoti, njeri i urte dhe i dashur me te gjithe, atdhetar dhe patriot, kontributi i tij ka qene ne perputhje me interesin kombetar te Shqiperise.

Me ndarjen e tij para kohe, familja humbi njeriun e dashur, ne humbem shokun e mire dhe bashkepuntorin tone te ngushte. Ne keto momente te veshtira jemi prane familjes dhe gjithe te dashurve te tij per t’i lehetesuar sadopak kete dhimbje te madhe.

Ne emer te partise Balli Kombetar dhe ne emrin tim personal, shprehim ngushellimet tona te sinqerta familjes, miqeve dhe gjithe te dashurve.

Ndjese paste! Te qofte dhehu i lehte Ilir i dashur. Lamtumire! adriatik alimadhi!

Postimi i Artur Roshit:

Sot u nda nga jeta ILIR ZHITI. Një njeri skurpuloz që sfidonte padrejtësitë e normalitetit-anormal shqiptar. Jeta nuk e solli të bëhej poet siç kishte pasionin dhe talentin,por kjo nuk e pengoi të ishte një ekonomist i mirë. Rrallë jeta të takon me njerëz të tillë, që kontur gabariti kanë vetëm normat morale.

Gjej rastin të ngushëlloj vajzën,djalin dhe të shoqen për këtë humbje të parakohshme. Ndjej hidhërim miku im me largimin tënd. Lamtumirë Ilir ! U prehsh në paqe !

Loading...