Një prej medieve në Greqi shkruan se ceremonia përkujtimore për 2 vjetorin e vrasjes së Konstantinos Katsifas në Bularat u zhvillua dje në një klimë terrori.
Sipas tyre, fshati ishte i rrethuar nga agjentët e anti-terrorit dhe dronë për të kontrolluar lëvizjet e minoritarëve.
“Në një klimë ndalimesh të rrepta, për shkak të pandemisë, me forcat e anti-terrorit shqiptare që kishin rrethuar fshatrat grekë të Dropullit dhe dronët e policisë që fluturonin mbi shtëpinë e familjes dhe vendin e ekzekutimit, u mbajt ceremonia përkujtimore për vrasjen e Konstantinos Katsifas.
Në një situatë të vështirë, të afërmit, miqtë dhe bashkëfshatarët u gjendën pranë familjes Katsifas, të cilët ende janë duke pritur raportin për vdekjen e Konstantinos, ndërsa nuk gjejnë qetësi nga shqetësimet e vazhdueshme dhe provokimet e shtetit shqiptar”, shkruan epirustv.news.