Kryeministri Giuseppe Conte ka nënshkruar ditën e sotme rregullat për Covid-19 që do të hyjnë në fuqi nesër për të kundërshtuar për të parandaluar përphapjen e koronavirusit.
Aktivitetet e shërbimeve të hotelierisë (përfshirë baret, pubet, restorantet, akulloret, pastiçeritë) pezullohen të dielave.
Në ditët e tjera ata lejohen nga ora 5:00 deri në 18:00.
Pas orës 18:00 është e ndaluar të konsumohet ushqim dhe pije në vende publike dhe të hapura për publikun, ndërsa furnizimi me ushqim në shtëpi është i lejuar në përputhje me rregullat e higjienës dhe shëndetit.
Rekomandohet fuqimisht të gjithë personave fizikë të mos lëvizin, me mjete publike ose private të transportit, me përjashtim të punës së provuar ose nevojave të studimit, për arsye shëndetësore, për situata të domosdoshme.
Aktivitetet, kazinot bingot do të pezullohen po ashtu do të pezullohen edhe shfaqjet e hapura në sallat teatrore, sallat e koncerteve, kinematë dhe në hapësira të tjera, madje edhe jashtë.
Kopshtet, shërbimet e arsimit fillor, të mesëm dhe të fëmijërisë do të vazhdojnë të zhvillohen por në bazë të rregulllave të Covi-19.
Rrugët ose sheshet e qendrave urbane, ku mund të ndodhin situata grumbullimi, do të jenë të mbyllura për publikun pas orës 21:00. Palestrat, pishinat janë mbyllur.
Ngjarjet dhe garat sportive të çdo rendi dhe disipline, të mbajtura në çdo vend, si publik ashtu edhe privat, pezullohen.
Ngjarjet dhe garat sportive, si dhe sesionet stërvitore të atletëve konkurrues, në lidhje me sportet individuale dhe ekipore janë akoma të lejuara – të njohura nga Komiteti Olimpik Kombëtar Italian (Coni), nga Komiteti Paralimpik Italian (Cip) dhe nga federatat përkatëse kombëtare të sporteve.