Kryeministri Edi Rama është rreshtuar krah Carlo Bollinos dhe Alba Malltezit pas deklaratave të presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Rama në një postim që ka bërë në rrjetet sociale e quan skandaloz sulmin që ka bërë Meta ndaj Bollinos dhe partneres së tij dhe sipas Ramës është një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit.
“Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bollinos, është një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit,antishtetit!
Çfarë dreqin do akoma nga Shqipëria ky njeri që ka marrë më shumë se kushdo në historinë e saj!
I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që mund t’i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre!Çfarë katandie!”