Atentat shqiptarit në Itali, qëllohet me armë 40 vjeçari

Një shtetasi shqiptar në Itali i është bërë atentat, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në Massaia. Shënjestër e atentatit ka qenë një 40-vjeçar, i cili raportohet se ka precedentë të shumtë penalë.

Ai ka qenë duke kaluar rrugën në këmbë, kur është qëlluar me një pistoletë, nga një person që ndodhej në një makinë.
Shqiptari kishte rënë në tokë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës, i cili kishte dëgjuar krismën dhe kishte zbritur në rrugë.

Ai u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një operacioni që ka zgjatur rreth 5 orë.

Sipas mediave lokale, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Ende nuk dihet emri i shqiptarit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...