Matematika vijon të mos jetë pika e fortë e Partisë Demokratike teksa ka ardhur dhe gafa e radhës.
Por këtë herë jo nga kryetari Basha, por nga ish-deputetja Oriola Pampuri. Kryeministri Rama ka shpërndarë një video të saj gjatë një konference për shtyp ku thotë se 11 X 2 = 24.
Rama shkruan në Instagram se tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule.
Loading...