Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një konferencë për mediat dha edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama.
Meta u shpreh se edhe Ramiz Alia, që kishte pushtet te zgjeruar, lejoi opozitën të zhvillojë zgjedhje.
Kreu i Shtetit vlerësoi se është koha të mos biem në pozita kaq të rënduara, që dëmtojnë kredincialet demokratike të vendit, por edhe performancën e kryeministrit tonë si kryetar të radhës së OSBE-së.
“Mos harrojmë se edhe Ramiz Alia, edhe pse kishte pushtet të madh, i dha mundësi opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje, u soll në mënyrë shumë bashkëpunuese dhe demokratike.
Është koha të mos biem në pozita kaq të rënduara, që dëmtojnë kredencialet demokratike të vendit, por edhe performancën e kryeministrit tonë si kryetar të radhës së OSBE-së”, tha Meta.